KEDS nuk ka të ndalur, të enjten disa fshatra 7 orë pa rrymë

03.12.2019

KEDS ka njoftuar për vendet që do të kenë ndërprerje të rrymës të enjten. KEDS përmes një njoftimi për media ka njoftuar se në disa fshatra në Komunën e Suharekës për shkak të punimeve nga KOSTT-i do të ketë ndërprerje të rrymës me datën 5 dhjetor. Në NS 110/10  kV Theranda  do të ndërprehet:Dalja 10 […]

KEDS nuk ka të ndalur, të enjten disa fshatra 7 orë pa rrymë Foto: Ilustrim

KEDS ka njoftuar për vendet që do të kenë ndërprerje të rrymës të enjten.

KEDS përmes një njoftimi për media ka njoftuar se në disa fshatra në Komunën e Suharekës për shkak të punimeve nga KOSTT-i do të ketë ndërprerje të rrymës me datën 5 dhjetor.

Në NS 110/10  kV Theranda  do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Peqani (Kodi:32000007) prej orës 08:00 – 11:00 dhe 13:00-17:00
Vendet: Peqan, Sllapuzhan, Bllacë, Duhël, Nishor, Kosterrc, Breshanc, Semetisht, Gurthyesi Destani Peqan, N.T.P.Kroni Bllace dhe Pompat e benzinës Bes co.

Arsyeja e nderprerjes: Montimi i përçuesve në linjen 110 kV  TS Therandë-TS Rahovec.