Zgjedhjet lokale, KEDS: Nuk ka asnjë rast të ndërprerjes së energjisë elektrike

17.10.2021

Njoftimi i KEDS: Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të raportuar të ndërprerjes së energjisë elektrike që ka mundur të ndikojë në procesin zgjedhor.  KEDS ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe ka bërë mobilizim maksimal për të mundësuar furnizim stabil për këto zgjedhje. Nga Qendra e Thirrjes, raportohet se gjendja e furnizimit me […]

Zgjedhjet lokale, KEDS: Nuk ka asnjë rast të ndërprerjes së energjisë elektrike Foto: Ilustrim

Njoftimi i KEDS:

Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të raportuar të ndërprerjes së energjisë elektrike që ka mundur të ndikojë në procesin zgjedhor. 

KEDS ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe ka bërë mobilizim maksimal për të mundësuar furnizim stabil për këto zgjedhje.

Nga Qendra e Thirrjes, raportohet se gjendja e furnizimit me energji elektrike në qendrat e votimit vazhdon të jetë e qetë dhe stabile. 

Ekipet janë duke qëndruar në dispozicion për të intervenuar në rast se paraqitet nevoja.