KEDS njofton për punime, të shtunën 4 orë pa rrymë në disa fshatra të Suharekës

KEDS ka njoftuar për vendet që do të kenë ndërprerje të rrymës të shtunën më 22 gusht 2020.

KEDS përmes një njoftimi për media ka njoftuar se disa vende në Komunën e Suharekës do të mbesin pa furnizim me energji elektrike, shkruan SuharekaOnline.

TS 110/35/10 kV Theranda do  të ndërprehet:
Dalja 10 kV Studençani (Kodi: 32000018) nga ora 08:00 deri në ora 12:00
Vendet: Studençan, Dobërdelan, Samadraxhë, Motel Illyria, Gurëthyesi ENISI, Celi AG, Sejdi Binaku, Flori, Kopshtar, Fabrika e Plastikës Gani, Sallauka, Pompat e ujit: Studençan, Dobërdelan dhe Samadraxhë.

Sipas njoftimit të KEDS-it reduktimet do të bëhen për shkak të ndërrimit të izolatorëve të tensionit të mesëm.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.