KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës mbesin pa furnizim me energji elektrike
KEDS ka njoftuar se të enjtën më 20 mars do të ketë ndërprerje furnizimit të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.
Sipas njoftimit të KEDS bëhet e ditur se gjatë ditës së enjte [20.03.2025] në disa pjesë të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të furnizimit me energjisë elektrike në orare të ndryshme, raporton SuharekaOnline.
Punime në projekte investive
1.
Nga NS 110/35/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] Mushtishti (kodi: 32000002) nga ora 08:00 deri 15:30
Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.
Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i ndarësve, ndërrimi i izolatorëve, energjizimi i rrjetit të ri ajror, ngritja e shtyllave nën tension si dhe punime të tjetra elektrike në kuadër të Lot 13-Mushtisht.