KEDS njofton për punime, këto vende nesër mbesin dy orë pa rrymë

19.01.2023

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të premten (20.01.2023) do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës. KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së premte në disa vende të Komunës së Prizrenit do të ketë ndërprerje të […]

KEDS njofton për punime, këto vende nesër mbesin dy orë pa rrymë Foto: Ilustrim

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të premten (20.01.2023) do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së premte në disa vende të Komunës së Prizrenit do të ketë ndërprerje të energjisë nga ora 13:00 deri në 15:00.

Vendet ku do të ketë ndërprerje të energjisë janë: rrugët: Kukësi, Xhevat Berisha, Sali Bytyqi,  Mbreti Pleurat, Bajram Curri, Wiliam Walker; bizneset: “Afioni”, Etem-Trade”,”EULEX”,”Kuk-Komerc”, “Sharri Beton” dhe “Sharri Pllast”.

Njoftimi i plotë:

Nga NS 35/10 [kV] Prizreni IV  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Bajram Curri (kodi: 30033008 ) nga ora 13:00 deri në ora 15:00

Vendet: rrugët: Kukësi, Xhevat Berisha, Sali Bytyqi,  Mbreti Pleurat, Bajram Curri, Wiliam Walker; bizneset: “Afioni”, Etem-Trade”,”EULEX”,”Kuk-Komerc”, “Sharri Beton” dhe “Sharri Pllast”.

Arsyeja: Punët që duhet te kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.