KEDS nis leximin e njehsorëve elektrikë me pajisje të re, detektojnë “hajnat e rrymës”

  • 03.10.2022
KEDS nis leximin e njehsorëve elektrikë me pajisje të re, detektojnë “hajnat e rrymës”

Me qëllim të avancimit të shërbimeve të leximit të njehsorëve elektrikë, KEDS-i ka vu në funksion përdorimin e pajisjes më të re teknologjike të këtij lloji, e njohur si UNITECH.

Kjo pajisje zëvendëson pajisjen e vjetër, “Hand Held Unit”, që është në përdorim që nga viti 2014.

“Përparësi e kësaj pajisjeje, në krahasim me pajisjen e vjetër, është futja e të dhënave shtesë në sistemin Android të saj, leximi i numrit të njehsorit përmes barkodit, përdorimi i kamerës, përdorimi i dy sim-kartelave 2G, 3G dhe 4G, si dhe printeri me Bluetooth i lidhur ndaras me të”, thotë Flamur Kurtaj, menaxher për lexim, faturim dhe ndërrim të njehsorëve në KEDS.


Pajisjet UNITECH janë futur në përdorim pas trajnimit të stafit profesional për përdorimin dhe testimin e saj.

E veçanta e kësaj pajisjeje është se, përveç që përkon me standardet më të larta teknologjike të këtij lloji, përmirëson dukshëm edhe cilësinë në shërbim ndaj konsumatorit përmes leximit të saktë dhe të shpejtë të njehsorit, gjithnjë duke i minimizuar në masë të madhe gabimet e mundshme që mund të ndodhin në raste të tilla. Mbi të gjitha, detekton edhe keqpërdorimet e mundshme.

“Veçori e rëndësishme e kësaj pajisjeje është cilësia dhe shpejtësia për të lexuar njehsorët elektrikë. Në rast të ndonjë keqpërdorimi të mundshëm në njehsor, pajisja posedon edhe kamerën për fotografimin e njehsorit, për çka, në rast të tillë, lexuesi informon personat përkatës në KEDS”, thotë z. Milazim Avdiu, Drejtor i Operimeve në KEDS.

Zhvillimi i aplikacionit për shërbim të leximit të njehsorit elektrik ka zgjatur rreth dhjetë muaj. Si i tillë, është një aplikacion i thjeshtë dhe i lehtë për t’u përdorur, ku mund të futen edhe të dhëna shtesë.

“Varësisht prej nevojës, në aplikacionin Android të kësaj pajisjeje, mund të shtohen karakteristika të reja”, thotë Shqipdon Mehmeti, zhvillues i aplikacioneve në Departamentin e IT-së në KEDS.

KEDS-i do të vazhdojë të kërkojë format më të sofistikuara për shërbimet ndaj konsumatorëve të tij dhe lehtësimin e punës se ekipeve të tij në terren.

Pajisja UNITECH është pajisja e dytë në shfrytëzim për leximin e njehsorëve që kur KEDS-i ka filluar së operuari si kompani në vitin 2013. Kompania menjëherë kishte revolucionarizuar mënyrën e leximit dhe të faturimit të konsumatorëve, duke e bërë elektronike dhe të aty për atyshme. Kjo kishte minimalizuar gabimet në lexim, shkurtuar kohën, kishte thjeshtësuar procedurat dhe kishte rritur ndjeshëm transparencën.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë