KEDS: Në prill rryma mund të shtrenjtohet deri në 40%
Ai tha se situata nuk është e favorshme me prodhimin vendor. “Situata nuk është e favorshme me prodhimin vendor, dihet çmimet e importit janë në stratosferë, i kanë pesëfishuar në krahasim me vitin e kaluar. Gjendja është shumë e vështirë dhe alarmante”. Po ashtu, Buzhala ka shtuar se konsumi është duke u rritur në mënyrë […]
Ai tha se situata nuk është e favorshme me prodhimin vendor.
“Situata nuk është e favorshme me prodhimin vendor, dihet çmimet e importit janë në stratosferë, i kanë pesëfishuar në krahasim me vitin e kaluar. Gjendja është shumë e vështirë dhe alarmante”.
Po ashtu, Buzhala ka shtuar se konsumi është duke u rritur në mënyrë të ndjeshme në krahasim me vitin e kaluar, duke theksuar se tri trafo janë djegur si shkak i mbingarkesës.
“Konsumi është në rritje konstante, që është normale me periudhën që po kalojmë, për shkak të temperaturave të ulëta, përdorimit masiv te energjisë për t’u ngrohur, konsumi është duke u rritur në mënyrë të ndjeshme në krahasim me vitin e kaluar”, ka thënë Buzhala për Klan Kosova.
“Tri trafo janë djegë dje për shkak të mbingarkesës, kjo situatë është alarmante, duhet t’i ndërrojmë mbi 200 trafo, për shkak se nuk janë në gjendje të mirë”.
Gjithashtu, zëdhënësi i KEDS-it ka thënë se rritja e energjisë elektrike mund të shkojë deri në 40 përqind.
“Ne kemi bërë aplikimin për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor, rritja është për 7 përqind, sigurisht kjo nuk do të rregulloj krejt sistemin, mirëpo në mars, prill është shqyrtimi i rregullt, presim me këto parametra që të ketë rritje akoma më të lartë, në prill rritja mund të shkojë deri në 40 përqind”.