KEDS mobilizon ekipet në terren për të rikthyer sa më parë energjinë elektrike

25.12.2021

Po ashtu, në njoftim thuhet se ekipet në terren janë duke bërë përpjekje maksimale që sa më shpejt që është e mundur të rikthejnë furnizimin me energji për zonat që janë afektuar me ndërprerje të energjisë si pasojë e mbingarkesave. Ndryshe, qytetarët janë duke u ankuar vazhdimisht që reduktimet energjisë elektrike po zgjasin më shumë […]

KEDS mobilizon ekipet në terren për të rikthyer sa më parë energjinë elektrike Foto: Ilustrim

Po ashtu, në njoftim thuhet se ekipet në terren janë duke bërë përpjekje maksimale që sa më shpejt që është e mundur të rikthejnë furnizimin me energji për zonat që janë afektuar me ndërprerje të energjisë si pasojë e mbingarkesave.

Ndryshe, qytetarët janë duke u ankuar vazhdimisht që reduktimet energjisë elektrike po zgjasin më shumë se sa që është paralajmëruar, pra më shumë se dy orë.

Ndërkaq, në një konferencë për media, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se ka përmirësim të gjendjes së furnizimit me energji elektrike.

Buzhala ka theksuar se përmirësimi me furnizim me energji elektrike ka ardhur pasiqë çmimet në tregjet ndërkombëtare dhe kërkesa për energji elektrike kanë rënë.