KESCO dhe KEDS u bëjnë apel konsumatorëve që për mirëfunksionimin e sektorit energjetik është qenësore që të KURSEHET ENERGJIA ELEKTRIKE në çdo shtëpi.

Duke pasur parasyshë situatën e krijuar dhe rekomandimet nga insititucionet qeveritare për reduktimin dhe shmangien e daljeve nga shtepitë, KESCO dhe KEDS u bëjnë apel konsumatorëve që për mirëfunksionimin e sektorit energjetik është qenësore që të KURSEHET ENERGJIA ELEKTRIKE në çdo shtëpi.

Që kjo situatë të kaloj pa afektuar furnizmin me energji elektrike, KESCO dhe KEDS po bëjnë maksimumin që të ruajnë stabilitetin energjetik, duke vazhduar të punojnë me kapacitete të plota në operime.

Kontributi juaj, në këtë rast kursimi i energjisë elektrike ndihmon dhe përkrahë jashtëzakonisht shumë të gjithë në këtë situatë të krijuar.

KEDS & KESCO mbesin të përkushtuar që të vazhdojnë punën duke marrë të gjitha masat për të mbrojtur edhe punonjësit edhe konsumatorët.