KEDS me aksion kundër kyçjeve ilegale në rrjet, dënimi deri në 3 vjet burg

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka nisur një aksion kundër kyçjeve ilegale në rrjet.

I ri / Lajme

KEDS me aksion kundër kyçjeve ilegale në rrjet, dënimi deri në 3 vjet burg
Foto: Ilustrim

Nga KEDS kanë thënë se kjo kompani ka zero tolerancë për keqpërdoruesit e energjisë elektrike.

Konsumatorët që kapen duke keqpërdorur energjinë elektrike u procedohet kallëzimi penal, që sipas ligjit në fuqi dënimi shkon deri në 3 vjet burg si dhe të njëjtit obligohen gjithashtu për kompenzim të dëmit material të shkaktuar ndaj kompanisë.


Po ashtu, KEDS ka njoftuar se konsumatorët duke keqpërdorur energjinë shkaktojnë dëme të konsiderueshme në rrjet e duke e mbingarkuar atë.

Postimi i plotë:

Aksioni kundër kyçjeve ilegale në rrjet

KEDS ka ZERO tolerancë për keqpërdoruesit e energjisë elektrike. Konsumatorët që kapen duke keqpërdorur energjinë elektrike u procedohet kallëzimi penal, që sipas ligjit në fuqi dënimi shkon deri në 3 vjet burg si dhe të njëjtit obligohen gjithashtu për kompenzim të dëmit material të shkaktuar ndaj kompanisë.

Këta konsumatorë, duke keqpërdorur energjinë, përpos që rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të komunitetit përreth, shkaktojnë dëme të konsiderueshme edhe në rrjet duke e mbingarkuar atë.

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *