KEDS kërkon nga qytetarët që kur janë pa furnizim me rrymë t’i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza

25.12.2021

Kjo sipas KEDS, është edhe arsyeja pse ka zgjatje ndonjëherë të ndërprerjeve të energjisë elektrike. Në njoftimin e KEDS-it nder të tjera kërkohet nga komunsumtaroet që në kohën kur janë pa furnizim t’i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza në mënyre që kur të fillojë rikthimi i energjisë elektrike sistemi elektro-energjetik të jetë më stabil dhe […]

KEDS kërkon nga qytetarët që kur janë pa furnizim me rrymë t’i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza Foto: Ilustrim

Kjo sipas KEDS, është edhe arsyeja pse ka zgjatje ndonjëherë të ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Në njoftimin e KEDS-it nder të tjera kërkohet nga komunsumtaroet që në kohën kur janë pa furnizim t’i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza në mënyre që kur të fillojë rikthimi i energjisë elektrike sistemi elektro-energjetik të jetë më stabil dhe të mos shkaktojë mbingarkesa eventuale.

Njoftimi i plotë i KEDS-it:

Në shumë lokacione, ekipet tona po detyrohen të zëvendësojnë komplet stabilimentet shpërndarëse (transformatorë, panele të tensionit të ulët, kabllot shpërndarëse etj) të cilat janë të dëmtuara për shkak të mbingarkesave, e cila është edhe arsyeja pse nganjëherë kemi zgjatje të ndërprerjeve të energjisë elektrike.

KEDS kërkon mirësisht nga konsumatorët që energjinë elektrike ta shfrytëzojnë sa më racionalisht dhe në kohën kur janë pa furnizim t’i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza në mënyrë që kur të fillojë rikthimi i energjisë elektrike sistemi elektro-energjetik të jetë më stabil dhe të mos shkaktojë mbingarkesa eventuale.