KEDS: Ka përmirësim të situatës, reduktimet tani janë më të vogla

25.12.2021

Buzhala ka theksuar se përmirësimi me furnizim me energji elektrike ka ardhur pasiqë çmimet në tregjet ndërkombëtare dhe kërkesa për energji elektrike kanë rënë. “Po flasim për një përmirësim të gjendjes, pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë rënë, ka rënë edhe kërkesa pasi sot temperaturat janë 7-8 gradë plus ndërsa para dy-tri ditësh kanë qenë […]

Buzhala ka theksuar se përmirësimi me furnizim me energji elektrike ka ardhur pasiqë çmimet në tregjet ndërkombëtare dhe kërkesa për energji elektrike kanë rënë.

“Po flasim për një përmirësim të gjendjes, pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë rënë, ka rënë edhe kërkesa pasi sot temperaturat janë 7-8 gradë plus ndërsa para dy-tri ditësh kanë qenë 7-8 gradë minus. Këtu ka rënie të konsumit dhe është përmirësuar gjendja”, ka thënë ai.

Po ashtu, zëdhënësi i KEDS-it ka shtuar se tani edhe reduktimet janë më të vogla duke krahasur me ditët e kaluara.

“Nëse ka pasur reduktime nga dy orë, tashmë reduktimet janë shumë të vogla”, tha ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes emergjente për kufizim të furnizimit me energji elektrike.