KEDS ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për furnizim stabil me energji elektrike gjatë dimrit

26.10.2021

Nga KEDS thonë se kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që konsumatorëve t’u ofrohet furnizim më i qëndrueshëm i energjisë elektrike gjatë stinës së dimrit. Për çdo vit, kjo kompani planifikon mirëmbajtje preventive në pastrimin e linjave deri në 500 kilometra, marrë parasysh që kjo stinë është më problematikja sa i përket kushteve atmosferike. […]

KEDS ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për furnizim stabil me energji elektrike gjatë dimrit Foto: Ilustrim

Nga KEDS thonë se kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që konsumatorëve t’u ofrohet furnizim më i qëndrueshëm i energjisë elektrike gjatë stinës së dimrit.

Për çdo vit, kjo kompani planifikon mirëmbajtje preventive në pastrimin e linjave deri në 500 kilometra, marrë parasysh që kjo stinë është më problematikja sa i përket kushteve atmosferike.

Të paktën kështu ka thënë drejtori i sistemit të operimit në KEDS, Bujar Jupaj.

Jupaj ka thënë se një gjë e tillë ndikon në zvogëlimin apo rritjen e buseshmërisë si dhe sigurimit të furnizimit me energji elektrike, ku në të njëjtën kohë kjo ndihmon në mbrojtjen e pyjeve nga zjarret.

Po ashtu, ai ka shtuar se KEDS zakonisht në baza vjetore punon në pastrimin e traseve, ku disa ditë edhe në disa fshatra të Suharekës ka pasur ndërperje të energjisë elektrike për pastrimin e vegjetacionit nga trasetë.

E kjo për të vetmen arsye që të ketë zvogëlim të prerjeve të pa planifikuara dhe që të ketë rritje të besueshmërisë dhe furnizimit me energji elektrike.

Ai shton se linjat që KEDS ka trashëguar janë kryesisht në vise malore, kështu qasja në shtyllat elektrike është e vështirë. Jupaj thekson se në këto zona është e pamundur të intervenohet me makineri, prandaj e gjithë rruga nga punëtorët bëhet në këmbë.

“Për të pasur furnizim më të qëndrueshëm dhe ndërprerje më të vogla, KEDS kryesisht gjatë vitit planifikon 400 deri në 500 kilometra pastrim të linjave dhe mirëmbajtje preventive, në mënyrë që të kemi një rritje më të madhe të besueshmërisë të furnizimit me energji elektrike”, ka theksuar ai për KosovaPress.