“KEDS dhe KESCO falimentojnë nëse nuk shtrenjtohet rryma”, ZRRE: Po i mbrojmë qytetarët të mos mbesin pa rrymë

25.01.2022

Në këtë Komision ka raportuar kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu. Ndër tjerash që ka raportuar, Fejzullahu ka thënë se në rast se nuk shtrenjtohen tarifat e energjisë elektrike, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) si dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) do të falimentojnë. Po ashtu, Fejzullahu ka shtuar se […]

“KEDS dhe KESCO falimentojnë nëse nuk shtrenjtohet rryma”, ZRRE: Po i mbrojmë qytetarët të mos mbesin pa rrymë Foto: Ilustrim

Në këtë Komision ka raportuar kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.

Ndër tjerash që ka raportuar, Fejzullahu ka thënë se në rast se nuk shtrenjtohen tarifat e energjisë elektrike, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) si dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) do të falimentojnë.

Po ashtu, Fejzullahu ka shtuar se me shqyrtimin e tarifave të reja të rrymës, pra tarifa këto me rritje çmimi, ZRrE-ja po i mbron qytetarët që të mos mbesin pa rrymë.

Gjithashtu, kryesuesi i Bordit të ZRrE-së ka pranuar se në shtrenjtimin së tarifave të energjisë elektrike reflektohen edhe kostot për importin e energjisë elektrike gjatë muajit nëntor dhe dhjetor.

“Një pjesë e kostove të importit të nëntorit dhe dhjetorit janë reflektuar gatë këtij shqyrtim”, pohoi ai.

“Legjislacioni na lejon neve të reflektohen edhe kostot të cilat nuk kanë qenë të përfshira ose të paguara nga ana e konsumatorëve”, ka deklaruar ai në raportimin e tij në Komisionin për Ekonomi.

Ymer Fejzullahu gjatë këtij raportimi u pyet nga deputeti Besian Mustafa, nëse kompanitë KEDS dhe KESCO falimentojnë nëse nuk shtrenjtohet energjia elektrike, ai tha se secili operator e secili biznes nëse nuk i reflekton kostot domosdoshmërisht do të falimentojë.

“Secili operator e secili biznes nëse nuk i reflekton kostot domosdoshmërisht do të falimentojë, sepse dikush duhet ta paguajë energjinë që e ka shpenzuar”, tha Fejzullahu.

“Pra pjesërisht arsyeja pse propozoni që të ngrihen tarifat është që të mbrohen KEDS dhe KESCO nga falimentimi?”, pyeti Mustafa.

“Tërësisht për t’i mbrojtur konsumatorët që të mos mbeten pa energji elektrike”, u përgjigj Fejzullahu.

A e dini çka është KODI 95?
Voto