KEDS brenda një jave zë 118 konsumatorë duke e vjedhur energjinë elektrike
- 05.12.2022

Ministria e Ekonomisë ka publikuar raportin javor të vjedhjeve të energjisë elektrike.
Planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në KEDS vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë nga data 28 nëntor deri më 04 dhjetor, ekipet e KEDS kanë realizuar 1,628 kontrolle në të gjithë Kosovën.
Nga këto kontrolle ME-ja bën të ditur se janë evidentuar 118 keqpërdorime të cilat janë ndaluar nga KEDS.

Rikujtojmë se nda 20 nëntor deri më 28 nëntor KEDS ka kryer 1,976 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën.
Prej tyre 164 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike.