KEDS apelon te qytetarët që të mos shfrytëzojnë rrymën për ngrohje

28.11.2021

Një thirrje e tillë vije pasiqë sipas KEDS-it, për shkak të mbingarkesës po ka prishje. Nga KEDS është thënë se në mënyrë që të mos ketë mungesë të energjisë elektrike është e nevojshme që konsumatorët të kursejnë energjinë. Njoftimi i plotë i KEDS-it: Një nga dëmet e shumta që mbingarkesat në rrjet shkaktojnë kur konsumatorët […]

KEDS apelon te qytetarët që të mos shfrytëzojnë rrymën për ngrohje Foto: Ilustrim

Një thirrje e tillë vije pasiqë sipas KEDS-it, për shkak të mbingarkesës po ka prishje.

Nga KEDS është thënë se në mënyrë që të mos ketë mungesë të energjisë elektrike është e nevojshme që konsumatorët të kursejnë energjinë.

Njoftimi i plotë i KEDS-it:

Një nga dëmet e shumta që mbingarkesat në rrjet shkaktojnë kur konsumatorët e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje.

Në mënyrë që të mos ballafaqohemi me pamje të tilla dhe me mungesë të energjisë elektrike, është mëse e nevojshme që konsumatorët të kursejnë energjinë dhe aty ku munden të shfrytëzojnë forma alternative të ngrohjes.