KEDS angazhon ekipet në terren pas motit të ligë që kaploi vendin

18.09.2021

KEDS përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ekipet e tyre janë në terren janë duke vazhduar punimet në rregullimin e avarive të cilat u shkaktuan si pasojë e motit të ligë që kaploi vendin gjatë orëve të fundit. Po ashtu, KEDS ka theksuar se ekipet kanë lokalizuar secilën prej tyre dhe se janë […]

KEDS angazhon ekipet në terren pas motit të ligë që kaploi vendin Foto: Ilustrim

KEDS përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ekipet e tyre janë në terren janë duke vazhduar punimet në rregullimin e avarive të cilat u shkaktuan si pasojë e motit të ligë që kaploi vendin gjatë orëve të fundit.

Po ashtu, KEDS ka theksuar se ekipet kanë lokalizuar secilën prej tyre dhe se janë duke punuar në sanimin sa më të shpejtë për rikthimin e energjisë për lokalitetet e afektuar.

Gjithashtu, KEDS ka shtuar se situata vazhdon të jetë nën kontroll, kjo sipas tyre falë mobilizimit të shpejt.

Situata vazhdon të jetë nën kontroll nga ekipet tona, të cilat falë mobilizimit të shpejt po mundësojnë që konsumatorët tanë të afektohen sa më pak me ndërprerje të energjisë elektrike.

Njoftimi i plotë:

Situata e rrjetit nga terreni

Ekipet tona në terren janë duke vazhduar punimet në rregullimin e avarive të cilat u shkaktuan si pasojë e motit të ligë që kaploi vendin gjatë orëve të fundit.

Ekipet kanë lokalizuar secilën prej tyre dhe janë duke punuar në sanimin sa më të shpejtë dhe rikthimin e energjisë për lokalitetet e afektuar.

Situata vazhdon të jetë nën kontroll nga ekipet tona, të cilat falë mobilizimit të shpejt po mundësojnë që konsumatorët tanë të afektohen sa më pak me ndërprerje të energjisë elektrike.