Katër vdekje të reja nga COVID-19 në 24 orët e kaluar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbrëmë ka raportuar edhe për katër vdekje të reja nga koronavirusi në Kosovë.

Gjithashtu, të mërkurën u regjistrua edhe rekordi i ri i rasteve me të prekur prej 214 të infektuarve, njofton IKSHPK.

“Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.

Po ashtu, mbrëmë janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive janë 1.951.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.