Katër raste të reja me COVID-19 brenda 24 ore në Kosovë

20.09.2022

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 107 testime 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve […]

Katër raste të reja me COVID-19 brenda 24 ore në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 107 testime 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 268,739.

Në total numri i rasteve aktive është 67.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 37 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.001 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.648 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 105.115 doza të treta dhe 1,776 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.