Katër raste të armëmbajtjeve pa leje, dy arrestime

03.01.2024

Katër raste të armëmbajtjeve pa leje kanë ndodhur sipas raportit të Policisë së Kosovës. Njëri nga rastet ka ndodhur dje në fshatin Sllatinë e Madhe në Fushë Kosovë, ku ka mbetur i arrestuar i dyshuari i cili kishte një armë dhe një karikatorë me 16 fishekë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit […]

Katër raste të armëmbajtjeve pa leje, dy arrestime Foto: Ilustrim

Katër raste të armëmbajtjeve pa leje kanë ndodhur sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Njëri nga rastet ka ndodhur dje në fshatin Sllatinë e Madhe në Fushë Kosovë, ku ka mbetur i arrestuar i dyshuari i cili kishte një armë dhe një karikatorë me 16 fishekë.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 13 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia për rastin tjetër, në Banjë të Pejës.

Ndërkaq Policia ka njoftuar për arrestimin e një shtetasi gjerman për shkrepje me armë në një aheng familjar në fshatin Kërpimeh në Podujevë, si dhe arrestimin e dy të dyshuarve në Gjakovë, të cilët kanë shpërndarë video incizim duke gjuajtur me armë.