Kaq vota u duhen kandidatëve për tu bërë deputet

09.10.2019

Ka përfunduar numërimi i votave nga ana e KQZ-së për zgjedhjet parlamentare, por tani kandidatët për deputetë nga radhët e subjekteve politike janë nën “ethe” se a kanë marrur vota që të bëhen deputet. Për këtë post kanë synuar hiq më pakë se 1,067 persona, në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor, […]

Kaq vota u duhen kandidatëve për tu bërë deputet Foto: Ilustrim

Ka përfunduar numërimi i votave nga ana e KQZ-së për zgjedhjet parlamentare, por tani kandidatët për deputetë nga radhët e subjekteve politike janë nën “ethe” se a kanë marrur vota që të bëhen deputet.

Për këtë post kanë synuar hiq më pakë se 1,067 persona, në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor, por duhet ditur se këtyre kandidatëve për deputetë u nevojiten mijëra vota për të zënë një ulëse në Parlamentin e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 ulëse, 100 për të cilat bëhet garë nga deputetët shqiptarë, dhe 20 ulëse të cilat janë të rezervuara për komunitetet.

Fillimisht secila parti duhet ta kalojë pragun e vendosur 5% të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme, për të hyrë ne Kuvend.

Se sa ulëse do të fitojë një parti në kuvend kjo varet nga numri i pjesëmarrjeve në zgjedhje dhe për këtë ekziston një formulë e thjeshtë.

Pra numri i daljes përfundimtare në zgjedhje pjesëtohet me 100 dhe mësohet numri minimal i votave që duhen për të fituar një ulëse në Kuvend.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor pas numërimit të votave të rregullta doli të jetë se numri i nënshkrimeve në LPV, pra i daljes së qytetarëve për të votuar është 830784, që do të thotë ka pas dalje me të madhe se në zgjedhjet e kaluara, prandaj edhe numri i votave për kandidatët që të behën deputet rritet.

Kur ky numër 830784 i votuesve pjesëtohet për 100, i bie që një kandidat duhet ti ketë rreth 8 mijë vota për të qenë pjesë e legjislaturës se re.

Sipas Fisnik Halimit, politolog, nëse i referohemi zgjedhjeve të kaluara, atëherë për kandidatet femra numri më i vogël i mundshëm ka qenë 6 mijë vota ndërsa për kandidatët meshkuj numri i votave duhej të kalonte mbi 7 mijë.

“Numri më i vogël për të fituar një ulëse në kuvend varet direkt prej daljes të votuesve në zgjedhje” tregon Halimi.

“Rrjedhimisht numri i daljes ta pjesëtosh me 100 është numri i votave që duhet për një ulëse në Kuvend. Natyrisht duke pasur parasysh që ne kemi një sistem referencial të votimit ku votuesit mund të votojë deri në pesë kandidatë atëherë këto shifra edhe mund të ndryshojnë por realja është që fiton ulëse në kuvend sipas shifrës dalja e përgjithshme pjestu për 100”, shpjegon Halimi.