Kaq para ju kushton sigurimi i veturës suaj me rritjen e re për 26%

16.11.2019

Nga dje ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili ky vendim ka të bëjë me shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26 për qind dhe nga dje ka nisur të zbatohet prej kompanive të sigurimeve. Vendimi i marrë më 1 nëntor nga BQK i është dërguar kompanive të sigurimeve […]

Kaq para ju kushton sigurimi i veturës suaj me rritjen e re për 26% Foto: Ilustrim

Nga dje ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili ky vendim ka të bëjë me shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26 për qind dhe nga dje ka nisur të zbatohet prej kompanive të sigurimeve.

Vendimi i marrë më 1 nëntor nga BQK i është dërguar kompanive të sigurimeve dhe ka hyrë në fuqi nga dje për rishikimin e tarifave të sigurimit për kategoritë e automjeteve për pasagjerë.

Sipas dokumentit të siguruar nga REL dhe grafikës të punuar nga Metro, çmimet e tarifave për vetura rriten në bazë të centimetrave kubik, nga më e ulëta e deri më e larta.

Si shembull, për automjetet prej 0 deri në 750 centimetër kubik që aktualisht paguhet 59 euro, çmimi do të rritet në 74.71 euro. Ndërkaq, tarifa më e lartë, që vlen për automjetet mbi 2701 centimetër kubik, e cila është aktualisht 247.80 euro, ndërkaq çmimi i ri do të jetë, 313.78 euro.

Lidhur me vendimin e BQK’së për rritjen e çmimeve të sigurimit, do të mbahet edhe një protestë me 23 nëntor, raporton GazetaMetro.

“Të shtunën me datë 23 në ora 16.00, mbahet protesta para BQK’së, në rrugën Luan Haradinaj dhe rrugën Garibaldi, si revoltë kundër ngritjes së çmimeve të sigurimeve”, kanë thënë organizuesit që janë anëtarë të grupit SpeedomaniaKs në Facebook.Në këtë protestë pritet të jenë një numër i konsideruar i njerëzve, ku deri më tani pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar mbi 2 mijë njerëz në Facebook.