Kjo është shuma që mund të dënoheni në rast të shkeljes së masave kundër COVID-19

01.09.2021

Rritja drastike e numrit të të infektuarve me COVID-19 si dhe rritjes së numrit të rasteve të vdekjes nga ky virus, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë disa masa kundër këtij virusi. Sipas këtyre masave parashihet që ora policore të fillojë nga ora 22:00 e të zgjasë deri në ora 05:00, ku ndalohet […]

Kjo është shuma që mund të dënoheni në rast të shkeljes së masave kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Rritja drastike e numrit të të infektuarve me COVID-19 si dhe rritjes së numrit të rasteve të vdekjes nga ky virus, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë disa masa kundër këtij virusi.

Sipas këtyre masave parashihet që ora policore të fillojë nga ora 22:00 e të zgjasë deri në ora 05:00, ku ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe personave.

Po ashtu, në masat kundër COVID-19 parashihet bartja e maskës, mbajtjen e distancës, mosorganizimi i aktivteteve publike dhe jo publike.

E për të gjitha këto masa, ata të cilët nuk i respektojnë mund të gjobiten.

Në vazhdën e aktiviteteve të saja, Policia po vazhdon edhe aktivitetet për zbatimin e vendimit të fundit të Qeverisë, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Por cilat janë llojet e gjobave sipas Ligjit.Nr.07/L-006, për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19:

24.2 Drejtuesi i mjetit motorik i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.

24.3 Personi fizik i cili nuk e respekton Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.

24.4 Personi juridik i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat në të cilat janë përgjegjës dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.

24.5 Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro.

25.2 Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit.

Sipas Policisë së Kosovës, masat janë duke u respektuar nga shumica e qytetarëve, të cilët edhe i ka falënderuar.