Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, përjashtohen katër deputetë të opozitës

22.11.2023

Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë i mbledhur këtë të mërkurë ka vendosur përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare deputetët e opozitës Flamur Noka, Flamur Hoxha, Bledjon Nallbati dhe Gazment Bardhi. Ndërkohë për dy deputetet Sorina Koti dhe Albana Vokshin nuk është marrë asnjë masë, pra nga gjashtë deputetë për të […]

Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, përjashtohen katër deputetë të opozitës Foto: Ilustrim

Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë i mbledhur këtë të mërkurë ka vendosur përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare deputetët e opozitës Flamur Noka, Flamur Hoxha, Bledjon Nallbati dhe Gazment Bardhi.

Ndërkohë për dy deputetet Sorina Koti dhe Albana Vokshin nuk është marrë asnjë masë, pra nga gjashtë deputetë për të cilët është kërkuar përjashtimi nga ana e Partisë Socialiste, Sekretariati i Etikës e ka marrë këtë masë vetëm për katër prej tyre.

Masa për deputetët është marrë nga Sekretariati i Etikës pas incidenteve të shkaktuara në seancën e të hënës. Në atë seancë ishte parashikuar votimi i buxhetit për 2024 dhe ndërsa deputetët e opozitës ndezën tymueset, kryeparlamentarja dhe depotetët e mazhorancës vijuan me votimin.

Ndërkohë që një flakadan shkaktoi nisjen e flakës në parlament, seanca u mbyll me mitatimin në parim të buxhetit për vitin 2024.