Kancelari Kruz uron Enver Hoxhajn për kandidaturën e tij për kryeministër

24.12.2020

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se ka pranuar një telefonatë nga kryeministri austriak, Kancelari Sebastian Kruz i cili e ka uruar për kandidaturën e tij. Hoxhaj përmes një postimi në facebook, ka thënë se jemi me fat që kemi miq si Austria dhe Kancelari Kurz. “Sapo përfundova një telefonatë […]

Kancelari Kruz uron Enver Hoxhajn për kandidaturën e tij për kryeministër Foto: Ilustrim

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se ka pranuar një telefonatë nga kryeministri austriak, Kancelari Sebastian Kruz i cili e ka uruar për kandidaturën e tij.

Hoxhaj përmes një postimi në facebook, ka thënë se jemi me fat që kemi miq si Austria dhe Kancelari Kurz.

“Sapo përfundova një telefonatë urimi dhe përgëzimi për kandidaturën time për kryeministër me mikun tim, Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Biseduam për sfidat që kanë përfshirë shtetet tona dhe botën, me pandeminë dhe krizën e madhe ekonomike të shkaktuar. Kancelari Kurz më siguroi se Austria do të vazhdoj ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike. Ne jemi me fat që kemi miq si Austria dhe Kancelari Kurz. Vielen Dank für die Unterstützung” ka shkruar Hoxhaj në facebook.