Kampanja për lejimin e shamisë në shkolla – deklarohet Ministria e Arsimit

04.08.2022

Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) kanë theksuar se është duke u trajtuar me kujdes kërkesa për ndryshimin e një neni në udhëzimin administriav, i cili po ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor. Në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, nga ky dikaster kanë pohuar se do ta bëjnë […]

Kampanja për lejimin e shamisë në shkolla – deklarohet Ministria e Arsimit Foto: In this closeup rear view, an unrecognizable woman wearing a hijab sits in a chair in a classroom. Other classmates sit in front of her.

Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) kanë theksuar se është duke u trajtuar me kujdes kërkesa për ndryshimin e një neni në udhëzimin administriav, i cili po ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor.

Në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, nga ky dikaster kanë pohuar se do ta bëjnë publik sapo të ketë një vendim të ri lidhur me këtë çështje.

“Si ministri këtë çështje jemi duke e trajtuar me kujdes dhe sapo të kemi një vendim të ri do të ju njoftojmë. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka obligim që të sigurohet që çdo fëmijë të jetë në shkollë”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t.

Tutje, thuhet se “Neni 3, paragrafi 1.13 i Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2014 ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla, kjo sepse shkolla jonë është sekulare. Krahas shtetit sekular, e drejta për shkollim nuk mund t’i mohohet askujt, nga askush”.

“Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës Durim Berisha dhe Liridon Kurti po kërkojnë të ndryshohet ky nen.

Të hënën ata i kanë dërguar shkresë ministres së MASHTI-t, Arbërie Nagavcit, për t’i kërkuar ndryshimin e nenit 3, pasi sipas tyre, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Ky nen në udhëzimin administrativ të miratuar në vitin 2014 është ende në fuqi, duke ndaluar bartjen e uniformës fetare në objektet arsimore. Ndryshimi i këtij neni është kërkuar disa herë nga komuniteti islam.

Kryeministri aktual i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në deklarimet e tij, gjatë fushatës zgjedhore por edhe nëpër intervista televizive, ka thënë se është kundër ndalimit të bartjes së shamisë. Sipas tij, kjo është çështje e të drejtave elementare njerëzore.