Kamera speciale tregon se si maska ju mbron nga COVID-19

Një shkencëtar amerikan që merret me mekanikën e lëngjeve, ka instaluar një aparat fotografik që është në gjendje të regjistrojë ndryshime minimale në lëvizje dhe temperaturën e ajrit.

Në këtë mënyrë, ndryshimet regjistrohen para fytyrës së personit kur personi flet, kollitet ose thjesht merr frymë. Në secilin rast, veshja e maskës ngadalësoi dhe zvogëloi përhapjen e grimcave.

Kamera gjithashtu tregoi se mënyra e veshjes së maskës vetëm mbi gojë, pa mbuluar hundën, nuk ka pothuajse asnjë efekt, ndryshe nga vendosja e saktë e maskës mbi gojë dhe hundë.

Nëse ndjeni lagështi nën maskë, është shenjë se maska juaj është efektive, thuhet në video.

Videoja flet për një paragjykim tjetër të zakonshëm që kundërshtarët e maskës janë të prirur – që vetëm të sëmurët duhet të veshin maskën. Duke marrë parasysh që rreth një e treta e rasteve të COVID janë asimptomatike, d.m.th. pacienti nuk ka simptoma, të veshësh maskë është çështje paraprake mbrojtjeje ndaj vetvetes dhe të tjerëve.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.