13.09.2019, 15:02

Kalueshmëria në Provimin e Maturës në afatin e gushtit është 60.9 përqind

Sot janë publikuar rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore të afatit të dytë (afati i gushtit) nga ana e Ministrisë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ku sipas rezultateve bëhet e detur se kalueshmëria e këtij promimi në këtë afat është 60.9%.

Përmes një njoftimi për media, MAShT ka bërë të ditur se këtij provimi në këtë afat i janë nënshtruar 8.577 maturantë dhe 5.239 prej tyre e kanë kaluar.

Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) thuhet se: “Në mësimin në gjuhën shqipe, provimit i janë nënshtruar 8.474 maturantë dhe kanë kaluar 5.161, në mësimin në gjuhën boshnjake nga 43 maturantë kanë kaluar 29 prej tyre dhe në mësimin në gjuhën turke kanë kaluar 49 nga 60 sa i janë nënshtruar provimit”.

LEXO EDHE:  Edhe Xhavit Haliti ftohet nga Gjykata Speciale!

Po ashtu Komisioni Shtetëror i Maturës i ka falënderuar të gjithë akterët që janë përfshirë në Maturën Shtetërore, të cilët janë kujdesuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.