Kalon NISMA, ky është vendimi i Gjykatës Supreme

14.11.2019

Tashmë Gjykata Supreme ka shqyrtuar edhe ankesën e Nismës Socialdemokrate, ku edhe ka vendosur që votat e ardhura nga Serbia të mos merren parasysh për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të cilat u mbajtën më 6 tetor, dhe se ky vendim bën që NISMA në koalicion me AKR-në dhe PD-në të […]

Kalon NISMA, ky është vendimi i Gjykatës Supreme Foto: Ilustrim

Tashmë Gjykata Supreme ka shqyrtuar edhe ankesën e Nismës Socialdemokrate, ku edhe ka vendosur që votat e ardhura nga Serbia të mos merren parasysh për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të cilat u mbajtën më 6 tetor, dhe se ky vendim bën që NISMA në koalicion me AKR-në dhe PD-në të kalojë pragun dhe të jetë pjesë e Kuvendit.

Këtë e ka konfirmuar edhe sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi për Gazetën Metro se Gjykata Supreme ka vendosur që rreth 3 mijë vota të ardhura nga sheteti serb nuk do të jenë pjesë e rezultatit përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare.

“Kemi informacione, por po presim që Gjykata Supreme të dal publikisht. Vendimi i tyre pritet të jetë i njetë me PZAP,” ka thënë Sherifi për Metro.

Burime të kësaj gazete konfirmojnë se Supremja ka marrë vendim dhe pritet të dalë me vendim publik pas pak qastesh.

Kujtojmë, që NISMA iu fut garës në këto zgjedhje me AKR-në dhe PD-në, ku fillimisht nuk e kaluan pragun sipas KQZ-së, po pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për mospranim të votave nga Serbia, ua mundësoi hyrjen në legjistraturën e shtatë.