Kafenetë pritet të hapen të hënën, këto janë masat që duhet t’i zbatojnë

30.05.2020

Nga 1 qershori pritet rihapja e kafeneve dhe restauranteve në Kosovë. Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka dhënë detaje për masat e reja që do të zbatohen në kafenetë që do të rihapen nga e hëna. Masat duhet të respektohen nga pronarët e gjithë kafeneve, ku kërkohet që tavolinat të kenë dictancë […]

Kafenetë pritet të hapen të hënën, këto janë masat që duhet t’i zbatojnë Foto: Ilustrim

Nga 1 qershori pritet rihapja e kafeneve dhe restauranteve në Kosovë.

Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka dhënë detaje për masat e reja që do të zbatohen në kafenetë që do të rihapen nga e hëna.

Masat duhet të respektohen nga pronarët e gjithë kafeneve, ku kërkohet që tavolinat të kenë dictancë 1.5 metra nga tjetra, stafi të jetë i paisur me maska, të ketë dezinfektues për klientët.

Po ashtu, menytë e ushqimit kërkohet të jenë njëpërdorimëshë, xhamat e kafeneve të qëndrojnë hapur si dhe të vendosen pankarta që ua rikujtojnë klientëve të mbajnë distancën, higjienën etj.

”Ne po hapemi , kafja , ushqimi e jeta po i kthehet Kosovës, Ne duhet te mësohemi te jetojmë me virusin , duhet te ruhemi nga ai mirëpo edhe jeta ekonomike duhet te vazhdoje, u bëjmë thirrje te gjithë Gastronomeve qe ta ruajmë shoqërinë ta ruajmë vendin ta ruajmë vetveten, ashtu siç ditëm qe ne ditën e pare ti mbyllim”, ka shkruar Kllokoqi.

“Masat duhet te rrespektohen nga te gjithe ne po ashtu kerkojme qe edhe klientet tane te na mirekuptojne.
Keto jane rregullat qe duhet ndjekur:

-Duhet te kuptojm qe Distanca eshte e nevojshme qe ta ruajm shendetin,
cdo tavolin duhet te ket distanc 1,5m nga tjetra.

-Stafi jon duhet te jet i paisur me maska, nuk ka nevoje per doreza.

-Dezinfektuesit duhet te jene te vendosura ne lokale, ku klientet kan qasje qe ta perdorin.

  • Per nje koh te shkurt duhet te mos i lejojme klientet te ken qasje ne Banak per porosi
    ( qe te eleminojme rrezikun e bartjes se virusit tek stafi yne dhe te parandalohet shperndarja tek klientet)

-Menyt duhet te behen njeperdorimeshe ose ato qe jan te plastifikuara te dezinfektohen pas cdo perdorimi)

-Ne do te punojme ne ambient te mbyllur dhe te hapur , virusi Covid-19 eshte vertetuar qe ne ambientet e hapura eshte me i dobet kshtu qe lusim bizneset qe ti mbajn gjamat e hapur te jen lokalet e ajrosura )

-Te vendosim pankarta vetdisuese ne lokale qe tja kujtojm klienteve qe te mbajn distancen,higjienen personale dhe ruajm shendetin sa me shume.

-Servisi ( pirunjet , thikat e luget ) ti dergojm me porosi , jo me qen te ekspozuara ne tavolin.

-Menaxheret dhe pronaret e lokalev te mbaj pergjegjesin per cdo paregullsi de grumbullim ne lokale mos te hezitojn te kontaktojn organet e rendit” ka shkruar Kllokoqi.