07.11.2019, 14:09

Kadri Veseli jashtë Kuvendit, do të heq dorë nga pozita e deputetit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) rreth orës 10:30 i ka shpallur edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, e kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli arriti të bëhet deputet, por siç duket ai nuk është i kënaqur me këtë pozitë.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës si dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli do të heq dorë nga pozita e deputetit, kështu kanë bërë të ditur burime të “Gazeta Blic” brenda këtij subjekti politik.

Burimet e kësaj gazete kanë thënë se: “Veseli ka vendosur që të heq dorë nga pozita e deputetit dhe se në vend të tij mund të hyj një deputet që është në listën e pritjes”.

LEXO EDHE:  Albin Kurti: Së bashku me LDK-në kemi harmonizuar 80 përqind të programit qeverisës

Ndryshe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në krye me Kadri Veselin, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të cilat u mbajtën më 6 tetor, ka dalur partia e tretë më e votuara.

Ndërkohë përmes një njoftimi për media nga zyra e Partisë Demoakrtike e Kosovës është bërë e ditur se sot në orën 15:00 do të ketë një koferencë për media ku do të flas vet kryetari i saj Kadri Veseli, ku ende nuk dihet zyrtarisht tema e konferencës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.