Aktuale

Kadri Veseli hyn për intervistim në Gjykatën Speciale

Ilustrim

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka hyrë në Dhomat e Specializuara për tu intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Intervista e Kadri Veselit fillimisht ishte caktuar në fillim të këtij muaji, por që më pas ishte shtyrë për 10 dhjetor.

Para nisjes Veseli tha se Specialja është sfidë për të, por është edhe një moment për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së.

“Çdo pjesëtarë i UÇK-së është krenar për luftën dhe që ka pasur fatin t’i shërbej asaj. Edhe unë me asgjë nuk e ndërroj atë kohë të luftës”, ka thënë Veseli.