Kadri Veseli: Do të kandidoj për Kryeministër të vendit

  • 30.01.2019
Kadri Veseli: Do të kandidoj për Kryeministër të vendit

Është duke i ardhur fundi, qeverisjes së Ramush Haradinajt, për shkak që krerët e tjerë politik janë kundër taksës, dhe po kërkohet që të pezullohet taksa, por Ramush Haradinaj nuk ka ndërmend që ta pezullon taksën kundër mallrave serb dhe ato bosnjake, këto ditë ose javë, pritet që të rrëzohet Qeverisja e tanishme.

Kadri Veseli, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, po ashtu Kryetari i PDK-së, gjatë një emisioni në RTV Dukagjini ‘Debat Plus’ foli rreth temës për pezullim e taksës, ku ai tha se taksa duhet të pezullohet që të mos i prishemi marrëdhëniet me aletatët tanë, si Amerika, po ashtu ai tha se në zgjedhjet e reja që do të zhvillohen do të garojë për Kryeministër të vendit.


Ndërsa, Kadri Veseli tha se gjatë garës për Kryeministët të Kosovës, po ashtu edhe gjatë garës për një mandat të ri në PDK, tha se dua të kem, kandidatë të vërtetë, jo fiktiv.

Gjatë intervistës që i bëri Ermal Panduri në emisionin “Debat Plus” Kadri Veselit ai tha se: “Besoj se do të kem edhe kundër kandidatë, por jo vetëm për të kënaqur demokracinë e për të manipuluar. Nëse ka kundër kandidatë, le të jetë një opsion i vërtet. Ftojë dhe inkurajojë kolegët e mi në PDK, ejani të bëhemi bashkë dhe t’i bëjmë shembull zgjedhjet në PDK”.

Po ashtu, ai tutje tha se: “Kuvendi i PDK-së mund të vendos edhe për zgjidhjen time me aklamacion. Por, unë po flas për një proces paraprak ku duhet të ketë kandidatë dhe garë për kryetar. Nuk pranoj të kem në garë një kandidatë vetëm sa për mashtrim”.

Kadri Veseli tha bindshëm që PDK e vetmja do të shkojë në zgjedhje, duke kandiduar vetë ai për Kryeministër të shtetit të Kosovës.

“Po në emër të Zotit, do të kandidoj për kryeministër dhe s’ka alternativë tjetër. Do të shkojmë vetëm, më një platformë shumë të qartë. Me një platformë të qendrës së djathtë drejt konservatorizmit”.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë