Moise Kean kaloi në epërsi Zonjën e Vjetër në minutën e 28, për ta barazuar rezultatin 5 minuta më vonë Gyasi për rezultatin e pjesës së parë.

Në minutën e 49 Antiste kaloi në epërsi vendësit, por Chiesa në minutën e 66 dhe de Ligt në minutën e 72 i dhanë fitoren Juventusit.

Me këtë fitore Juventus ngjitet në pozitën e 12, me 5 pikë në po aq ndeshje./IndeksOnline/