Fotografia e publikuar dje në hollin e kuvendit të Kosovës nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina që pretendohej se ishin 3 pjestarë të ushtrisë serbe duke përdhunuar një femër shqiptare e që në fakt doli të jetë foto e vjedhur nga një faqe pornografike irakiane ka nxitur reagime të shumëta.
Gjatë ditë së shkuar por edhe sot reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet nga të gjithë përfaqëuesit e shoqërisë civile, politikanëve dhe mediave.
Së fundmi ka reaguar edhe gazetarja Jeta Xhara e cila për dallim nga ragimet e tjera pothuajse të përmbajtura është shprehur troç.
Xharra në një postim në Facebook, ka kërkuar dorëheqjen e Brovinës, duke thënë se ajo ia ka marrë fytyrën Kosovës e jo vetëm PDK-së, përcjell Suhareka Online.
Ok – s’po du me shujt, se kur gratë po na zbardhin ftyrën shumë po krenohna, zemra mal po më bohët e tash kur po na e merr ftyrën një gru, duhet me fol edhe tash! Duhet me fol edhe kur gratë rrejnë, mashtrojnë edhe e dhijnë punën! Flora Brovina e ki dhi, të lutem jep dorëheqje se na ki marrë ftyrën në krejt botën, jo veç PDK-së tande! Jep dorëheqje në baza morale se vetëm qështu diqysh pshtojmë me ftyrë – s’po më intereson kush të ka shti me qit atë foto, ti ki boll vjet mos me hangër grepin! Sidoqoftë, ke kallxu që je budallicë e sendin ma të mençëm që mundesh me bo tash o me dhanë dorëheqje!
PS. Drita Hajdari, gjasat që jep Flora Brovina dorëheqje janë të vogla. Nëse ti je profesionale, duhesh me i çel asaj rast për raportim të rrejshëm. Raportimi i rrejshëm o vepër penale!