Jepet afati i fundit për mbylljen e të gjitha lojërave të fatit

  • 30.03.2019, 9:32

Në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit në tërë Kosovë, në një periudhë kohore për 10 vjet.

Ky projektligj u votua nga 69 deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët kanë votuar pro për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit dhe mbylljen e tyre për 10 vite.

Ky vendim erdhi pas dy vrasjeve që ndodhën njëra në Suharekë e tjetra në Lipjan, duke mbetur të vrarë në vendin e tyre të punës në kazino.

Pas miratimit të Projektligjit deputetët po presin që ai të dalë në faqen zyrtare të Qeverisë dhe të hyjë në fuqi.

Të gjitha lojërat e fatit përveç Lotarisë së Kosovës pritet që pas 15 ditëve të mbyllen përfundimisht.

Kujtojmë se kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, organizoi një peticion për mbylljen e lojërave të fatit, ku për 4 ditë mblodhi mbi 11 mijë nënshkrime të qytetarëve.

Të tjera