Jep dorëheqje Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku
Sami Mazreku ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mazreku ka treguar arsyet që e kanë shtyrë drejt marrjes së këtij vendimi. “Mos aprovimi i kërkesës sime që së bashku me vendimin që ka marrë Asambleja për delegimin e trajtimit te dëmeve në […]
Sami Mazreku ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mazreku ka treguar arsyet që e kanë shtyrë drejt marrjes së këtij vendimi.
“Mos aprovimi i kërkesës sime që së bashku me vendimin që ka marrë Asambleja për delegimin e trajtimit te dëmeve në kompani të sigurimeve, të transferohet edhe një pjesë konsiderueshme e stafit që lidhet me trajtimin e dëmeve si dhe mos aprovimi i buxhetit për edukim financuar ku përfshihet publikimi i gazetës, mirëmbajtja e ueb faqes, organizimi i tryezave, konferencave me gazetarë, seminareve me gazetarë, dizajnimi i grafikave… etj kanë pamundësuar që unë të vazhdoj edhe më tutje të jam në krye të BKS-së”, ka shkruar Mazreku.