“Jeni shumë të dobët, pa SHBA-të nuk ka asnjë marrëveshje për Kosovën”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar pas takimit që ka pasur me shefen për politikë të Jashtme të BE’së, Federica Mogherini, duke thënë se pret ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përfunduar dialogu dhe marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka thënë se asnjë marrëveshje nuk do të ndodhë pa rolin e SHBA’së, ai tha se BE është e dobët dhe jounike për të lëvizur gjërat përpara në Ballkan.

“Asnjë dialog as një marrëveshje nuk ka pa rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian është shumë i dobët dhe jo unik për të lëvizur gjërat përpara në Ballkan”, tha Thaçi.

Thaçi ka thënë se taksa është e legjitime nga ana e Kosovës, ai ka paralajmëruar Serbinë se nëse vazhdon me veprime agresive do të ketë masa të reciprocitetit, transmeton Gazeta Metro.

“Taksa është e drejt e ligjshme, është e legjitime, nëse Serbia vazhdon me veprime agresive ne vetëm do të shtojm masat dhe do të shkojmë në nivel të reciprocitetit” tha Thaçi.

Po ashtu presidenti i vendit ka thënë se Kosova është gati për dialogun me Serbinë, por pa kushtëzime nga kjo e fundit.

“Dialog dhe negociata e as marrëveshje nuk mund të ketë pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ksosova është gati për dialogun me Serbinë, por pa kushtëzime”, tha Thaçi.

Ai ritheksoi edhe njëherë se SHBA’të në Kosovë kanë një rol të pazëvendësuar në çdo proces.

“Bashkimi Evropian nuk mund ta luaj rolin për shkak të dobësisë dhe mos unitetit të tyre, për ne në Kosovë SHBA’të janë të pazëvendësuar në çdo proces”, tha Thaçi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.