Javën në vijim pushim nga të reshurat, pritet rritje e temperaturave

18.10.2020

Fusha anticiklonike nga Europa perëndimore dhe qëndrore do të shtrihen mbi rajonin tonë në ditët e ardhshme. Këto fusha sjellin përmirësim të motit dhe një pushim nga të reshurat e javëve të fundit.Në përgjithësi parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, megjithëse ditëve të para depërtimi i masave më të ftohta ajrore […]

Javën në vijim pushim nga të reshurat, pritet rritje e temperaturave Foto: Ilustrim

Fusha anticiklonike nga Europa perëndimore dhe qëndrore do të shtrihen mbi rajonin tonë në ditët e ardhshme.

Këto fusha sjellin përmirësim të motit dhe një pushim nga të reshurat e javëve të fundit.Në përgjithësi parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, megjithëse ditëve të para depërtimi i masave më të ftohta ajrore do të zbres lehtë temperaturat gjatë ditës.

Orëve të mëngjesit parashihen kushte për mjegull rreth viseve të ulëta, që më pas do të shpërndahet. Vende-vende priten mundësi edhe për ngrica të lehta.Në pjesën e dytë të javës nga Afrika veriore depërtojnë mbi rajon masa të ngrohta që do të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.

Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, ditën e diel priten mundësi për reshje të dobëta shiu.Kushtet meteorologjike ditëve të ardhshme do të karakterizohen me mot stabil, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror dhe me inversione termike, prandaj ndotësit ajror mbesin pranë sipërfaqes së tokës, e si rrjedhojë vlerat e cilësisë së ajrit kohëpaskohe mund të rriten në vlera të pashëndetshme.