Mbi 10 mijë teste për Covid-19 pritet që të vijnë në IKSHPK gjatë javës së ardhshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i tha Gazetës Express se kontrata për 10 mijë deri 13 mijë teste është nënshkruar dhe kontingjenti i parë i kësaj kontrate arrijnë brenda 7-10 ditëve.

Që nga data 8 shkurt deri më 1 maj 2020 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë bërë gjithsej 7 mijë e 644 testime për mostrat e dyshura për koronavirus.

“Është nënshkruar kontrata edhe për 10.000-13.000 teste të tjera. Kontingjenti i parë prej kësaj kontrate pritet të fillojnë të arrijnë brenda 7-10 ditëve”, tha Hoti për Express.

Ai tha po ashtu se 7300 teste janë pranuar nga IKSHPK javën e kaluar.