Javë me temperatura të larta, sot deri në 38 gradë celsius
21.07.2025
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave, Kosova do të përballet me një valë të motit tejet të nxehtë
Sipas IHMK-së temperaturat pritet të arrijnë nivele të larta dhe të rrezikshme për shëndetin.
Dita e hënë do të shënojë fillimin e k kësaj vale me mot me diell dhe pa reshje. Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pritet të sillen ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë dukshëm më të larta, duke arritur nga 33 deri në 38 gradë Celsius.