Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se vranësirat do të shfaqen më shumë në relievet malore, ku atje nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë të izoluar.

Ndërkaq, sa i përket temperaturave deri në ditën e premte, nuk do të jenë të larta, por gjithnjë duke respektuar mesataret e muajit korrik, kurse nga fundjava parashihet sërish valë e të nxehtit Afrikan.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesëditëshe do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius.

Era do të vazhdoj ta mbaj drejtimin e veriut dhe verilindjes , e lehtë dhe mesatare. Indeksi UV do të mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP dhe të IHMK mbeten në fuqi.

Reshjet e fundit që u regjistruan pothuaj në gjithë territorin e Kosovës, në jugugperëndim dhe juglindje më shumë, e në pjesët tjera më pak, kanë ndikuar shumë pozitivisht në përmirësimin e kushteve biometeorologjike, agrometeorologjke si dhe kanë zbutur situatën me ujë për pije në liqenet tona akumuluese.