Java nis me mot të vranët dhe me shi, nga e mërkura me diell

30.05.2022

Nga dita e mërkurë moti do të jetë më i qëndrueshëm, duke krijuar një stabilitet në troposferë, deri në vikend. Po ashtu, nga IHK-ja kanë bërë të ditur se sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse konstante me javën që lamë pas. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës […]

Java nis me mot të vranët dhe me shi, nga e mërkura me diell Foto: Ilustrim

Nga dita e mërkurë moti do të jetë më i qëndrueshëm, duke krijuar një stabilitet në troposferë, deri në vikend.

Po ashtu, nga IHK-ja kanë bërë të ditur se sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse konstante me javën që lamë pas.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius.

Indeksi UV do t’i mbaj vlerat e larta. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Sasitë e reshjeve për muajin maj, deri më tani, u regjistruan, 60 mm në perëndim të Kosovës, 13 mm në lindje, 23 mm në qendër, 19 mm në Jug sa u regjistruan edhe në veri të vendit.

Në disa rajone të Ferizajt dhe Malishevës fatkeqësisht patë edhe reshje breshëri, ku efektet negative si zakonisht u shënuan ne fushën e bujqësisë.