Java e tretë e nëntorit me mot të ndryshueshëm, sot diell dhe vranësira

  • 14.11.2022
Java e tretë e nëntorit me mot të ndryshueshëm, sot diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e tretë e nëntorit parashihet me kushte të pa qëndrueshme meteorologjike

Sipas IHMK-së bëhet e ditur se të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.

martën. Mot kryesisht i ngjashëm. Vranësirat do të shtohen, por nuk parashihet të ketë reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius


Të mërkurën. Mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat përveç që do të shtrihen rreth maleve, prezenca e tyre do të jetë edhe në viset mesatare dhe të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Të enjten. Mot kryesisht i vranët dhe më dinamik për shkak të prezencës së reshjeve. Në fushat e temperaturave maksimale do të ketë ulje të lehta, ndërsa në ato të minimaleve parashihet rritje të lehta. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Të premten. Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat do të vazhdojnë të ulen, në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

Gjatë vikendit sërish parashihen rënie të temperaturave dhe reshje shiu, kryesisht ditën e diele.

Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë më e ftohtë në vlerat e temperaturave maksimale.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë