Java e fundit e nëntorit, mëngjeset me ngrica të dobëta, parashikohet mjegull në ultësira

22.11.2020

Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë kryesisht e qetë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se këtë javë do të jetë kryesisht mot i qetë, në mëngjes me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të pjesshme. Mjegull parashihet nëpër ultësira dhe rrëzë maleve, ndërsa sa i përket reshjeve ato […]

Java e fundit e nëntorit, mëngjeset me ngrica të dobëta, parashikohet mjegull në ultësira Foto: Ilustrim

Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë kryesisht e qetë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se këtë javë do të jetë kryesisht mot i qetë, në mëngjes me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të pjesshme.

Mjegull parashihet nëpër ultësira dhe rrëzë maleve, ndërsa sa i përket reshjeve ato mund të shfaqen në fundjavë.

Ky muaj deri më tani nuk ka regjistruar reshje sidomos në rrafshin e Kosovës, deri sa në Dukagjin kishte vetëm riga të dobëta shiu dhe tani së fundi u regjistruan edhe reshjet e dobëta të borës në lartësi mbidetare mbi 800m.

Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin ndërmjet – 3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por dominues mbetet verilindja ku shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s.