Java e ardhshme sjell një interval të vapës afrikane, temperaturat mund të kalojnë edhe mbi 35C
Shtrirja e një kreshte barike nga Afrika veriore mbi rajon, në ditët e fundit të muajit korrik, sjell një periudhë të vapës afrikane mbi vendin tonë. Parashihet të mbretërojë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, derisa temperaturat maksimale do të rriten deri në 35C, e në pjesë të Dukagjinit edhe mbi. Ditën e premte, […]
Shtrirja e një kreshte barike nga Afrika veriore mbi rajon, në ditët e fundit të muajit korrik, sjell një periudhë të vapës afrikane mbi vendin tonë.
Parashihet të mbretërojë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, derisa temperaturat maksimale do të rriten deri në 35C, e në pjesë të Dukagjinit edhe mbi.
Ditën e premte, kalimi i një fronti të ftohtë nga rajoni, pritet të zbres lehtë temperaturat, me mundësi edhe për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
Vlerat e indeksit të rrezeve UV mbeten shumë të larta.
27.07 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite me pak vransira lokale.
28.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.
29.07 – Shumë nxehtë, kthjellët dhe me diell.
30.07 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
27.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri në 17C, e maksimalet do të rriten nga 27C deri në 35C.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 2-11m/s.
Shtypja atmosferike pritet të rritet pak mbi vlera normale.