Jasharaj i SBASHK-ut sërish paralajmëron protestë e grevë të përgjithshme

30.05.2022

Nga SBASHK-u po kërkojnë dialog me Qeverinë e Kosovës dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh brenda 15 ditëve, atëherë ata nuk premtojnë se në shtator do të nis mësimi, pasi mund të ketë grevë. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse Qeveria këtij angazhimit nuk i përgjigjet pozitivisht, atëherë sindikatat me […]

Jasharaj i SBASHK-ut sërish paralajmëron protestë e grevë të përgjithshme Foto: Ilustrim

Nga SBASHK-u po kërkojnë dialog me Qeverinë e Kosovës dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh brenda 15 ditëve, atëherë ata nuk premtojnë se në shtator do të nis mësimi, pasi mund të ketë grevë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse Qeveria këtij angazhimit nuk i përgjigjet pozitivisht, atëherë sindikatat me ligjin për greva e fitojnë të drejtën të hyjnë në grevë të përgjithshme.

“E vërteta është atë ditë askush nga Qeveria nuk doli të komunikojë me ne.

Ne e analizuam situatën dhe duke u munduar të gjejmë zgjidhje çka tutje për t’i dhënë përgjigje dhe dukë parë se në ligjin për organizimin e grevave thuhej se këto veprime të cilat i kemi bërë deri më tash janë të lejuara por për të kaluar në një grevë të përgjithshme, duhet të shfrytëzohet edhe mundësia e fundit dhe mundësia e fundit është ndërmjetësuesi ligjorë, i cili ka obligim dhe autorizim në emër të sindikatës t’i dërgohet Qeverisë një letër dhe pastaj të insistojë që Qeveria patjetër të ulet dhe të bisedojë me sindikatat. Nëse Qeveria këtë angazhimit nuk i përgjigjet pozitiv, atëherë sindikatat me ligjin për greva e fitojnë të drejtën të hynë në grevë të përgjithshme”, ka thënë ai.

Po ashtu, i pari i kësaj sindikate ka shtuar se nëse nuk do të vepronin me ndërmjetësues, atëherë sipas ligjit, Qeveria e Kosovës do të kishte mundësi që ta shpall grevën të paligjshme si dhe të marrë hapa ndëshkues ndaj atyre që e shpallen zyrtarisht grevën.

Jasharaj ka theksuar se deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Armend Muja dhe gjashtë të tjerë i kanë dëgjuar me kujdes e i kanë thënë idetë e tyre dhe se i kanë premtuar që çështje e ngritura do t’i debatojnë edhe me të gjithë deputetët e partisë së tij.

“Një hap që na ka dhënë shpresë është takimi më gjashtë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës, ku zoti Muja dhe të tjerët na kanë dëgjuar më kujdes i kanë thënë edhe idetë e tyre dhe na ka premtuar që çështjet e ngritura do t’i debatojë edhe më të gjitha deputetët e partisë së tij…urojmë që zoti Muja dhe deputetët e tjerë të mbajnë fjalën, të angazhohen sepse lufta jonë është të kemi dialog, marrëveshje mes dy palëve pa pasur nevojë qe të shkojmë në protesta dhe greva sepse keqja më e madhe dhe ajo që na lëndon neve më së shumti është se…jemi të vetëdijshëm që nga grevat tona nuk po ndëshkohet ai që e meriton Qeveria por po ndëshkohen nxënësit, më të pafajshmit dhe jemi afër muajit qershor që shënon mbylljen e vitit shkollor dhe çdo ditë e humbur do t’i krijonte problem nxënësve, qoftë për t’i përmisuar notat dhe për të arritura sukses më të mirë apo për të marrë dije”, tha ai.

Rrahman Jasharaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e vonesë së fillimit të vitit të ri shkollor 2022/2023, kjo në se nuk do të ketë dialog nga ana e Qeverisë, e sipas tij ekzekutivi duhet që ta ndryshojë qasjen ndaj sinidikatave.

Ai ka shtuar se duhet të ndërrojë qasjen me sindikatën këtë e kanë thënë edhe sindikatat e tyre që janë në nivel të Evropës, ku ata i kanë dërguar letër Kurtit e që i kanë thënë se duhet të bisedojë me sindikatat dhe të ofrojë zgjidhje.

“Besoj qe qershori do të kalojë me mësim dhe jo me greva por nuk mund t’i premtojë as nxënësve, as prindërve e as Qeverisë se nëse përsëri i ikin dialogut, atëherë do ta kemi punën keq, pasi nuk mund të shtyjmë afate më, shtatori pastaj do të dalë sikur viteve të tjera, me telashe, me kërkesa për greva.

Nëse Qeveria nuk e shfrytëzon këtë vullnet tonin të mirin në qershor, shtatori nuk mund të premtojë që mund të na gjej në mësim…por Qeveria duhet të nderoj qasjen me sindikatën këtë e ka bërë të ditur edhe sindikatat tona që janë në nivel të Evropës, ata i kanë dërguar letër Kurtit, ku i kanë thënë që duhet të bisedojë me sindikatat dhe të ofrojë zgjedhje”, tha Jasharaj.

Kryetari i SBASHK-ut, gjithashtu ka shtuar se nuk po kërkojnë diçka të pamundur por të bisedojnë dhe të vendosin për të mirën e të gjithëve.