Jasharaj i SBASHK-ut: Qeveria Kurti çdo ditë shton nga një arsye për protesta e greva

10.02.2022

Jasharaj shprehet se Qeveria Kurti nuk e ka bërë asnjë lëvizje për rritjen e pagave. “Ngritja e çmimeve të artikujve elementar nuk ka pasur të ndalur, kurse pagat nuk kanë lëvizur që nga janari 2018”, shkruan Jasharaj. Letra e tij e plotë: Qeveria Kurti çdo ditë sikur shton nga një arsye për protesta e greva […]

Jasharaj i SBASHK-ut: Qeveria Kurti çdo ditë shton nga një arsye për protesta e greva Foto: Ilustrim

Jasharaj shprehet se Qeveria Kurti nuk e ka bërë asnjë lëvizje për rritjen e pagave.

“Ngritja e çmimeve të artikujve elementar nuk ka pasur të ndalur, kurse pagat nuk kanë lëvizur që nga janari 2018”, shkruan Jasharaj.

Letra e tij e plotë:

Qeveria Kurti çdo ditë sikur shton nga një arsye për protesta e greva

SBASHK-u do të dalë publikisht me qëndrimet pas takimit të së dielës të Këshillit Drejtues dhe të kryetarëve të nivelit komunal sindikal e të Universiteteve si përgjigje ndaj gjithë situatës aktuale dhe kërkesave legjitime të anëtarësisë, por unë sot edhe si qytetar, edhe si kryetar i kësaj sindikate, po i drejtohem publikisht institucioneve që të këndellën e të mos vazhdojnë me injorancë, me fyerje e me bindjen se ata kanë forcën dhe mundësinë të bëjnë çfarë t’u teket dhe se nuk u ha palla ama bash për as kë.

Qeveria Kurti çdo ditë sikur shton nga një arsye për protesta e greva. Ngritja e çmimeve të artikujve elementar nuk ka pasur të ndalur, kurse pagat nuk kanë lëvizur që nga janari 2018.

Qeveria Kurti as edhe një lëvizje në paga e nga ana tjetër për ditë me lëvdata se buxhet si ky tani nuk kemi tani e 21 vite e këndej .Kjo Qeveri me mijëra zëdhënës në face book u kujdes vazhdimisht që po kritikoi apo po kërkoi ndonjë sindikatë ngritje pagash të shahen e fyhen udhëheqësit sindikalë me qëllimin se do ua bëjnë bajat apo edhe do t’i frikësojnë e t’i bëjnë të heshtin .

Tani gjithë kësaj iu shtuan edhe ngritja e çmimit të derivateve dhe energjisë e me këtë tmerr na vijnë tmerre të tjera me vazhdimin e ngritjes së çmimeve për gjithë artikujt elementarë dhe Qeveria e mbështetur në face booka sillet me fodullek dhe s’ka as edhe një shqetësim pse po krijohen arsye të reja për protesta e greva.Më shumë se kjo na doli tani edhe versioni i Ligjit të pagave i punuar nga një komision i autorizuar nga Ministri Sfeçla .

Premtimi ishte e sindikatat do të jenë të këqyra në punën e komisionit, por po del se ato janë ftuar në cilësinë e spektatorit me qasjen ‘’ky është ligji, merr ose le’’.

Ky versioni i ri është tepër i keq dhe SBASHK nuk do ta pranojë dhe po përgatitet për veprime sindikale, që nuk janë edhe të panjohura nga e kaluara e pikërisht për shkak të pakënaqësive të arsyeshme po për këtë ligj. Versioni i Ministrit Sfeçla po thotë se raporti i koeficienteve është 1 me 20 (një me njëzet), që është dyfishi nga ligji i kaluar i pagave,që Kushtetuesja e ktheu në pikën zero .

Ky 20 është për pagën e Presidentes, koeficienti 19 për pagën e Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit e pastaj koeficientët tjerë për do njerëz të tjerë të mëdhenj të shtetit, kurse koeficientët nga 2 e pak më lartë për të tjerët. SBASHK është duke e analizuar versionin e Ligjit të pagave përgatitur nga Grupi i Ministrit Sfeçla dhe vërejtjet e bashkë me kërkesat e mbështetura me argumente do ia prezantojë Ministres Nagavci dhe Ministrit Sfeçla në takimet me ta e po ashtu do t’i debatojë edhe në takimin e të së dielës të Këshillit Drejtues dhe të kryetarëve të nivelit komunal sindikal e të Universiteteve dhe do të marr vendime meritore duke u bazuar në realitetin se Qeveria Kurti çdo ditë sikur shton nga një arsye për protesta e greva.

Rrahman Jasharaj,
Kryetar i SBASHK-ut