Jasharaj i SBAShK-ut për Ligjin e Pagave: Sinjalet nuk janë të mira, protestat e grevat nuk i përjashtojmë

16.02.2022

Ky version i Ligjit të Pagave po kundërshtohet edhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), për të cilën po thonë se ka shumë defekte në të. Sindikatat ishin premtuar se do të jenë pjesë e Komisionit për Ligjin e Pagave, por një gjë të tillë e ka mohuar SBASHK-u duke thënë […]

Jasharaj i SBAShK-ut për Ligjin e Pagave: Sinjalet nuk janë të mira, protestat e grevat nuk i përjashtojmë Foto: Ilustrim

Ky version i Ligjit të Pagave po kundërshtohet edhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), për të cilën po thonë se ka shumë defekte në të.

Sindikatat ishin premtuar se do të jenë pjesë e Komisionit për Ligjin e Pagave, por një gjë të tillë e ka mohuar SBASHK-u duke thënë se nuk janë ftuar fare.

Rrahman Jasharaj, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka thënë se një marrëveshje ka qenë që Ligji i Pagave të përfundojë deri në fund të muajit mars, ndryshe Këshilli Drejtues do të vazhdojë me protesta.

Po ashtu, Jasharaj ka shtuar se kongresi i SBAShK-ut ka paralajmëruar se mund të ketë grevë më 2 prill.

“Çështjet po shkojnë keq sepse ministri Xhelal Sveçla na ka premtuar se sindikatat do të jenë pjesë përbërëse e komisionit për ligjin e pagave, dhe kjo nuk ka ndodhur por vetëm një takim kur përfaqësuesit e sindikatave ka qenë në cilësinë e vëzhguesit pa të drejtë që të japë mendime.

Versioni që është duke u shpërndarë, dhe ministria po thotë se nuk është zyrtar mirëpo bazuar në këtë version ekspertët e fushës së SBASHK-ut janë shprehur kundër këtij ligji sepse ka defekte të mëdha”, ka thënë Jashari për EkonomiaOnline.

Përpos grevës, kryetari i kësaj sindikate ka paralajmëruar edhe protestë nëse qeveria nuk e fton SBAShK-un për konsultim në Ligjin e ri të Pagave.

“Marrëveshja ka qenë që deri në fund të marsit të kryhet versioni final. Kjo nuk po ndodh dhe kërkojmë nga Qeveria Kurti që të ulet me sindikata sepse ne insistojmë që i tërë sistemi arsimor ta ketë vendin meritor në ligj. Sinjalet e para janë dhënë në këshillin drejtues dhe kemi paralajmëruar se do të fillojmë me protestë të kufizuar duke i treguar qeverisë se jemi të pakënaqur.

Ndërsa me 2 prill do të jetë kongresi i SBASHK-ut që do të sjellë me vendim për grevë që nga çerdhet deri në universitet. Qeveria Kurti e ka zvogëluar koeficientin e arsimtarëve gjoja për të bërë barazime dhe e ka bërë sikurse koeficientin e mësuesit jo duke ngritur por duke zvogëluar atë”, ka thënë Jasharaj.