Jasharaj i SBAShK-ut i vendosur: Me 12 maj hyjmë në grevë

04.05.2022

Madje, po kërkohet që kjo grevë të jetë e përgjithshme. Kështu tha për Front Online, Rraham Jasharaj, kryetar i kësaj sindikate. “Kemi pasur kërkesa që menjëherë të shkojmë në grevë të përgjithshme. Nuk kemi kërkesa kundër grevës njëorëshe, as kundër protestës, por më shumë kemi kërkesa nga një pjesë e anëtarësisë që të përshpejtohen veprimet […]

Jasharaj i SBAShK-ut i vendosur: Me 12 maj hyjmë në grevë Foto: Ilustrim

Madje, po kërkohet që kjo grevë të jetë e përgjithshme.

Kështu tha për Front Online, Rraham Jasharaj, kryetar i kësaj sindikate.

“Kemi pasur kërkesa që menjëherë të shkojmë në grevë të përgjithshme. Nuk kemi kërkesa kundër grevës njëorëshe, as kundër protestës, por më shumë kemi kërkesa nga një pjesë e anëtarësisë që të përshpejtohen veprimet sindikale, pra ka pasur kërkesa që menjëherë të shkohet me grevën e përgjithshme”, tha ai.

E një gjë të tillë, Jasharaj thotë se nuk do ta bëjnë, pasi po mundohen që me dialog të zgjidhet.

Por, ai thotë se nëse nuk jep rezultat greva dhe protesta, pas 20 majit do të shkojnë edhe me veprime sindikale të tjera.

“Por ne jemi duke u angazhuar që t’i japim hapësirë dialogut nga shkaku i vetëm se në këtë vit shkollorë e kemi filluar me vonesë dhe çdo ditë e grevës tonë, do ta dëmtonte edhe më shumë këtë vit shkollor, e aq më tepër me grevën tonë. Ne jemi të vetëdijshëm që do të dëmtohen ata që nuk e kanë asnjë faj. Jemi duke e bërë maksimumin që me dialog t’i zgjidhim çështjet, por nëse edhe greva njëorëshe nuk jep ndonjë rezultat, e nëse edhe protesta e 20 majit nuk reflekton që Qeveria të ulet dhe të bëjë zgjidhje për kërkesat tona, atëherë fatkeqësisht do të shkojmë edhe me veprime tjera sindikale”, deklaroi ai.

SBASHK-u bashkë me Bashkimn e Sindikatave të Pavarura (BSPK) më datën 12 maj do të mbajnë grevë një orëshe për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, në shenjë pakënaqësie për mospërfilljen e kërkesës për 100 euro shtesë çdo muaj deri në miratimin e Ligjit për Pagat.